Aktuale Më shumë

Zjarri në ullishtë ka marrë drejtim kah Menra

Prej tvteuta12:50, 27 Shtator 2018

Zjarri në ullishtë ka marrë drejtim kah Menra me përmasa të  mëdha. Gjendja paraqitet alarmante duke qënë se ndërhyrja e zjarrëfikësave bëhët edhe më e vështirë për shkak të terenit të keq, tha për Televizionin Teuta Shefi i Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit, Saubih Mehmeti. Automjetet e këtij shërbimi janë dëmtuar gjatë ditës së djeshme me pasoja edhe të djegjeve të zorrëve e gjithashtu në rrezik ka qënë edhe vet jeta e zjarrfikësave. Ndërhyrje nga ajri nuk pritet as sot për shkak të erës së madhe , shton Mehmedi.

Arben Elezaga një ndër ullishtarët e njëherit edhe kryetar i shoqatës së ullishtarëve shprehet për Televizionin Teuta se situata që nga dje edhe sot nuk duket aspak e mirë, një numër i madhë i rrënjëve të ullirit është djegur, ku siç shprehet edhe ai janë djegur edhe ullishta të atyre të cilëve jetojnë nga ai aktivitet.

Solidarizimi i qytetarëve ka qënë që në minutat e para që kanë kuptuar se ka rënë zjarr, Hajrudin Shata u shpreh se ai së bashku me zjarrëfikësat dhe me qytetarë të tjerë të Ulqinit kanë qënë gjatë gjithë natës në ndihmë , ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit edhe duke ndërhyrë nga deti.

  • 1

    Radio