Sociale Më shumë

” Një medikament i duhur , për pacientin e duhur , në dozën e duhur ” motoja e sivjetshme e Ditës ndërkombëtare të farmacistëve

Prej tvteuta16:27, 26 Shtator 2018

Fondacioni Ndërkombëtar i Farmacisteve ka përzgjedhur 25 shtatorin si ditën Ndërkombëtare të farmacistëve, e cila ka filluar të shënohet që nga viti 2009 në mbare globin përmes aktiviteve të ndryshme.  Sipas farmacistes nga Ulqini Gjylije Gjuki Haxhibeti ,qëllimi i shënimit të kësaj date është motivimi i farmacistëve për të sjellur risi në mënyrën e tyre të punës , duke tentuar të ndërgjegjësojnë dhe informojnë pacientët, si dhe të rrisin përgjegjësinë e tyre për të vazhduar edukimin e mëtejshëm. Motoja e sivjetshme e Federatës Ndërkombëtare këtë vit është  ” Një medikament i duhur , për pacientin e duhur , në dozën e duhur ” . Ky mesazh është përcjellur edhe tek pacientët gjatë 25 shtatorit nga ana e farmacistëve në Komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio