Sociale Më shumë

Platformë për një veprim më të sukseshëm në mbrojtjen e mjedisit 

Prej tvteuta16:09, 24 Shtator 2018

Ulqin Biznes Asociacioni(UBA)  mbajti sot punëtorinë e radhës në kuadër të projektit  „Sektori civil i qëndrueshëm i Ulqinit për një mjedis më të mirë“, i cili ka për qëllim të forcojë organizatat e shoqërisë civile dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në procesin e vendimmarrjes në fushën e mbrojtjes së mjedisit në Ulqin. Në këtë puntori ishin prezent edhe kryetari i Komunës Loro Nrekiq,si dhe nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hatixhe Gjoni. Përfaqësuesit e lartë komunal përshëndetën nisjen e një projekti të tillë,duke potencuar se për një Ulqin më të pastër duhet të angazhohen të gjithë,vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një tjetër fotografi të qytetit. Azra Vukoviq, konsulltante në projekt, tha se gjatë diskutimeve të përfaqësuesëve të OJQ-të cilat në përgjithësi merren me mbrojtjen e  mjedisit mund të vijmë deri tek përfundimi se problem kryesor sa i përket ruajtjes së ambijentit janë plehërat, pra deponitë e e egra, prandaj duhet që të formulohet një platformë të përbashkët dhe  aksione të përbashkëta të sektorit civil në pastrimin e zonave të cilat janë më të ndotura. Elvir Zeçeviq, koordinator  i projektit tha se ky projekt mbështetet nga programi për dhënien e granteve “Komuniteti im – një komunitet më i fuqishëm”,  ndërsa financohet nga Bashkimi Europian në kuadër të Programit IPA për zhvillimin e shoqërisë civile të Malit të Zi . Në këtë puntori morën pjesë përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e mjedisit jetësor por edhe ato që kanë në qendër të vëmendjes proceset e avokimit publik dhe aktivitete të ngjashme shoqërore.

  • 1

    Radio