Zyrtarët lokal takohen me përfaqësues të kompanisë Vodacom
Prej tvteuta15:45, 20 Shtator 2018
Sot në u mbajt takimi ku u fol për furnizimin me ujë dhe grumbullimin e ujrave të zeza në bregdetin e Malit të Zi , respektivisht për Fazën e V -të në Ulqin. Kryetari i Komunës sonë Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë priti përfaqësuesit e KfW Bankës nga Frankfurti,konsultantët dhe projektantët e projektit kryesorë “Hydrophil“dhe “Pro-ingtrade“ si dhe përfaqësuesit nga rradhët e GKW Beohidro dhe ndërmarrjeve Vodacom dhe ujësjellësit të Ulqin. Në takim u analizua projekti dhe aktivitetet e mëtutjeshme. Konstatim i përbashkët ishte se kjo fazë e rëndësishme që ka të bëjë me implementimin e projektit të përfundojë dhe pritet shpallja e tenderit ndërkombëtarë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhëshëm. Projekti në fjalë i rëndë 20 milion euro është fryt i bashëpunimit të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Qeverisë së Malit të Zi. Me realizimin e këtij projekti pritet që qyteti i Ulqinit do të zgjidhë çështjen e furnizimit me ujë. Mjetet kreditore për realizimin e këtij projekti do të sigurohen nga Banka KfW me garancion të Qeverisë së Malit të Zi.