Donacion per te gjithe nxenesit e SHF “Bedri Elezaga”
Prej tvteuta18:12, 15 Shtator 2018
Shoqata “Shoke klase pergjithmone” e cila vepron ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ka ndermarre kete vit aksionin per dhurimin e cantave dhe mjeteve mesimore per shume nxenes shqiptare ne mbare ballkan. Kjo organizate ka perzgjedhur edhe dy shkolla filore ne Mal te Zi, “Bedri Elezaga” ne Ane te Malit dhe Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne Kraje, ku kane bere shperndarjen e paisjeve mesimore per te gjithe nxenesit.
Drejtori i kesaj shkolle Arsim Cuca deklaroi per Tv Teuta se kjo eshte hera e pare qe kjo shkolle merr donacion te tille per te gjithe nxenesit dhe falenderoi pa mas organizatoret qe perzgjerdhen kete shkolle dhe nxenesit e saj.
Donacioni u shpernda edhe ne shkollen fillore Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne Kraje ku organizatoret u priten nga drejtori Beqir Berjashi dhe stafi i shkolles dhe arriten qe kontigjentin ta ndajne tek nxenesit.
Emocionet e nxenesve ishin te medha dhe te gjithe ishin falenderues per keto dhurata te cilat shpresojne te ju sjellin nje vit te mbare shkollore.