Sociale Më shumë

Për nxënësit e arsimit  paralel  për vitin e parë, 60 euro shpërblim

Prej tvteuta12:33, 12 Shtator 2018

Pas disa vjetësh, në Shkollën e Mesme “Vëllazërimi – Bashkim” këtë vit u formuan tre paralele me profesion të zanatlive, përkatësisht kuzhinierë, tregtarë dhe elektricistë  të cilët praktikën do ta kryejnë në kompanitë më të mëdha në qytetin tonë dhe atë me një kompenzim parash.

“Unë besoj se këtë vit ne do të thyejmë akullin dhe se prindërit dhe studentët do të kuptojnë rëndësinë e arsimit të dyfishtë, në fakt paralel. Niveli i tretë i arsimit nënkupton një pjesë teorike të mësimit në shkollë, ndërsa praktikën do ta bëjnë tek punëdhënësit. Nxënësit tanë që do të kryejnë drejtimin e turizmit do të ju mundësohet që praktikën ta kryejnë në “Karisma”u shpreh drejtori I kësaj Qendre shkollore Hysejn Katana.

Ai tha se Ministria e Arsimit dhe Edukimit  ka paraparë bursa në formën e edukimit falas. Duke pasur parasysh se në këtë shkollë ka pak nxënës të  cilët do të ndjekin arsimin paralel , ekziston mundësia që këto bursa t’u jepet një pjese më të madhe të studentëve të kësaj shkolle.

“Ministria ka paraparë një shumë modeste për nxënësit,  në vitin e parë ata do të marrin 60 euro në muaj, në vitin e dytë 120, ndërsa në vitin e tretë 180 euro mujore, me mundësi të punësimit”, deklaroi Katana.

  • 1

    Radio