Sociale Më shumë

Pharmalife hap farmacinë e 5 –të në Ulqin, barnatorja e re ne Qendrën tregtare CTC

Prej tvteuta19:43, 11 Shtator 2018

Në  hapësirën e Qendrës tregtare CTC u hap edhe farmacia e 5  me rrallë  Pharmalife, e veçantë kjo nga të tjerat për nga mënyra e funksionimit , furnizimit dhe shërbimit. Pharmalife, tashmë me një renome dhe emër jo vetëm në qytetin e Ulqinit por edhe me gjere, u zgjërua edhe me një barnatore, projekt ky I cili filloi të realizohet para një viti duke u kurorëzuar sot me hapjen solemne dhe kompletim të barnatorës me produkte të brendit evropian  –shprehet për televizionin Teuta  magjistrja e farmacisë   Pharmalife -Mehrixhana Dervishi Llazorja.

Kjo është një farmaci e cila ndjek trended evropiane dhe pikërisht këto trende  i solli në Komunën e Ulqinit që nga hapja e farmacisë së parë në vitin 2012.

Në këtë barnatore klijentët kanë mundësi që vetë t’i zgjedhin produktet qe gjenden brenda duke mos pasur barrierë me ndarjen e xhamit, pra komunikimi mes farmacistëve  dhe klijentit është shumë i lirë. Në ditën e parë të hapjes solemne kjo barnatore ka tërhequr vëmendjen e shume qytetarëve, e poashtu per bleresit ka përgatitur edhe ulje çmimesh në disa produkte deri në 20% që do të zgjasin 6 ditë.

  • 1

    Radio