Arkatarja e Kuvendit te Malit te Zi akuzohet per shperdorim te mjeteve permes nenshkrimeve te deputeteve
Prej tvteuta16:42, 7 Shtator 2018
Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë ka ngritur aktakuzë kundër arkatarës në Kuvendin e Malit të Zi, T .Ç për shkak të dyshimit se ajo ka përvetësuar rreth 35 mijë euro, shkruan Dan.
Ajo akuzohet për veprën penale të përvetësimit, dhe për një vepër penale të zgjeruar të falsifikimit të një dokumenti zyrtar. Sipas të njëjtës gazetë , T.Ç. si arkëtare në Byronë e Çështjeve Financiare në Kuvend, ajo mori paratë që i ishin dorëzuar asaj për ti ruajtur. Ajo dyshohet se ka marrë 35 mijë euro nga thesari në vitin 2016.
Ajo është arsyetuar me nënshkrime të rreme në llogaritë e udhëtimit të falsifikuara ,në të cilat ajo ka regjistruar shifrat që pretendohet se janë paguar për deputetët dhe punonjësit e tjerë në emër të udhëtimeve dhe shpenzimeve tjera . Bëhet fjalë kryesisht për udhëtime zyrtare jashtë vendit, si dhe mëditjet.
Dan, zbulon se prokuroria ende nuk e ka përfunduar lënden , por ka formuar edhe një tjetër për abuzime të ngjashme,ku dëmi është tre herë më i lartë.
Asnjë prej deputetëve nuk e ka ditur se nënshkrimet e tyre janë keqpërdorur, disa prej tyre janë marrë në pyetje në polici ,dhe prokurori ku kanë konfirmuan se në atë periudhë kohore që qëndron e specifikuar ata nuk kanë udhëtuar.
Në fletë udhëtimet jashtë vendit për të cilat janë paguar 800 deri një mijë euro kanë qenë nënshkrimet e rreme të Jasmina Sutoviq, Filip Vukoviq, Genci Nimanbegu, Goran Tuponja, Budimir Aleksiq, Halil Dukoviq, Almer Kallaç dhe Dritan Abazoviq.
Fleteudhetimet përfshijnë firmat e rrejshme të Draginja Vuksanoviq, Maja Qatoviq, Strahinja Bulajiq, Azra Jasaviq, Vladisllav Bojoviq, Velko Zarubica, Damir Shehoviq, Ljuigj Shkreli, Snezhana Jonica, Obrad Gojkoviq dhe Andrija Popoviq.