Kulturë Më shumë

Nga 7-9 Shtator “Belcanto Dolcinio ” ne Ulqin

Prej tvteuta16:17, 7 Shtator 2018

Edicioni i trete i Festivalit Nderkombetare te Muzikes Klasike ” Belcanto Dolcino ” do te zhvillohet ne Ulqin nga data 7-9 shtator ne “Pallata Venecia ” ne Kalane e Ulqinit . Edhe kete vit Festivali Belcanto do te sjelle ne Ulqin nje numer te madh te artisteve te spikatur te muzikes klasike nga vende te ndryshme te botes , ku e ftuara speciale e ketij edicioni eshte Sopranoja e njohur shqiptare me fame boterore Inva Mula e cila do te jete e shoqeruar nga Genc Tukichi ne Piano. Kryetari i Fondacionit Kulturore Shqiptaro- Amerikan Cafo Boga , njeheresh dhe organizatori kryesore i ketij festivali u shpreh per TvTeuta qe ashtu sikur edhe dy edicionet e kaluara ,ne organizimin e ketij festivali eshte punuar fort me qellim arritjen e krijimin e nje programi sa me kualitativ i cili do te mbetet gjate ne mendjen e publikut . Per artisten e madhe Inva Mula do te organizohet pritje solemne ne piken kufitare Sukubine- Muriqan per te vazhduar me pas me hapat e radhes te parapare me protokoll. Festivali Nderkombetare I Muzikes Klasike ” Belcanto Dolcino ” organizohet nga Fondacioni Kulturore Shqiptaro – Amerikan ne Bashkepunim me Komunen e Ulqinit , Ambasaden e SHBA ne Mal te ZI, Pallata Venecia si dhe me Shkollen e Muzikes dhe Qendren per Kulture – Ulqin. Perderisa sponzor mediatik eshte TvTeuta .

  • 1

    Radio