Sociale Më shumë

LLUNJI: JEMI SHUMË TË PËRGATITUR PËR KËTË VIT AKADEMIK

Prej tvteuta11:48, 5 Shtator 2018

Viti i ri shkollor për shkollën fillore “Marshalli Tito” ka filluar i mbarë dhe i ka gjetur më të përgatitur se çdo vit, kështu deklaroi për Televizionin Teuta drejtori i këtij institucioni Arben Llunji. Për këtë vit akademik gjërë më tani janë regjistruar  125 filloristë , ku 80 janë në gjuhën shqipe ndërsa 45 në gjuhën malazeze, mirëpo regjistrime të nxënësve të rinjë po vazhdojnë akoma kështu që pritet se do të ketë rritje të numrin të nënësve. Gjithsejt aktualisht kjo shkollë numëron rreth 1200 nxënës. Përveç se është shkolla më e madhe në Mal të Zi nga zhvillimi i mësimit dy gjuhësorë kjo shkollë është vlersuar me notat më pozitive nga Ministria e Arsimit edhe për zhvillimin e mlsimit inkluziv.

  • 1

    Radio