Kulturë Më shumë

Planifikohet park arkeologjik në Shas

Prej tvteuta16:29, 29 Gusht 2018

Sekretariati për ekonomi në Komunën e Ulqinit ka nisur një projekt i cili ka për qëllim shëndrrimin e lokalitetit të Shasit në park arkeologjik, i cili do të valorizohej edhe nga ana turistike. Sekretar Agron Ibrahimi tha për Televizionin Teuta se projekti do të kalojë nëpër 4 faza dhe në fund Komuna e Ulqinit do të ketë Shasin në ofertën e vet turistike, duke arritur në këtë mënyrë të shrfrytëzojë pasurinë e madhe historiko-kulurore që ka në dispozicion. Ibrahimi tha se për projektin nevojitet mbështetje financiare ndërkombëtare , por pritet që në këtë drejtim të ketë bashkëpunim të mirë edhe me ministrinë e turizimt dhe atë të kulturës.

  • 1

    Radio