Kulturë Më shumë

Filmi “Të thyer” me mesazhe sociale çel festivalin “Seanema Film Festival”

Prej tvteuta13:28, 24 Gusht 2018

Të enjtën mbrëma në Kalanë e Ulqinit ka nisur  edicioni i katërt i festivalit “Seanema Film Festival”, që bën bashkë në konkurrim filma shqiptarë por dhe të huaj. Festivali filloi me filmin artistik “Broken” (Të thyer) me skenar dhe regji nga Edmond Budina. Ky festival edhe këtë edicion sjell për publikun nga data 23 deri më 26 gusht filma nga Greqia, Spanja, Zvicra, Koreja e Jugut, Turqia, etj. Tema e festivalit për këtë edicion është  Identiteti, njoftoi Drita Llolla  drejtoreshë e OJQ-“Unë Veproj” si dhe organizatore e “Seanema Film Festival”. Sipas organizatorëve, programi i festivalit ka për qëllim  afirmimin e multikulturalizmit në Mal të Zi, duke respektuar parimin e qëndrimit jo-diskriminues ndaj identitetit. Festivalin e shpalli të hapur nënëkryetarja e Komunës së Ulqinit Hatixhe Gjoni.

  • 1

    Radio