Sociale Më shumë

KKSH uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit

Prej tvteuta15:31, 21 Gusht 2018

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Faik Nika, ka dërguar mesazh urimi me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Të nderuar besimtarë myslimanë,

Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, ju uroj  festën e  Kurban Bajramit. Qofshin këto ditë të mbara për ju, të shoqëruara me mirësi, besim e dashuri  dhe qofshi përherë të rrethuar nga familjarët e miqtë e juaj më të dashur! Përveç ofrimit të ndihmës  njëri tjetrit, Kurban Bajrami është festa që bashkon besimtarët në vendin e shenjtë të Mekës, ndaj Zoti i pranoftë sakrificat  dhe lutjet e të gjithë atyre që këtë vit përzgjohën t’i përkushtohen Zotit., thuhet në urimin e z. Nika.

  • 1

    Radio