Sociale Më shumë

Zjarri në Budva nën kontroll

Prej tvteuta10:29, 21 Gusht 2018

Zjarri i cili shpërtheu ditën e djeshme në afërsi të Budvës në Malin e Pashtroviqëve,  është vendosur  nën kontroll dhe rreziku ka kaluar, thonë nga Shërbimi i mbrojtjes i këtij qyteti. Zjarri kërcënoi disa nga vendbanimet në atë zonë, por falë intervenimi të shpejtë u bë e mundur ruajtja e të gjitha banesave dhe nuk pati dëme as materiale as në njerëz. Për momentin zjarr ka vetëm në vendbanimin Smokvica, por situata është nën kontroll dhe nuk ka shtëpi të rrezikuara.

  • 1

    Radio