Sociale Më shumë

Gjina Daboviq, një femer e fortë në karrierë, grua e dashuruar dhe një nënë e përkushtuar

Prej tvteuta14:07, 11 Gusht 2018

E ftuar në “Summer Vibes” , pas një kohe që i ka munguar ekranit ishte Gjina Daboviq e cila që nga marsi i vitit të kaluar punon si  Vice-konsul regjional  në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Podgoricë (përfshirë shtetet si : Mali i Zi,  Serbia , Kosova dhe Shqipëria) .Puna kryesore  e saja Gjina tha se është që të merret me shtetasit britanez të cilët gjenden në ndonjë situatë të pakëndshme gjatë qëdrimit të tyre në këto katër shtete.

Të gjithë si njerëz jemi nga pak të pakujdesshëm në pushime prandaj edhe problemi më i shpeshtë që hasim është humbja e pasaportave u shpreh ajo. Gjina Daboviq më heret ka punuar në Komunën e Ulqinit në postin e sekretares së Sekretariatit për Administratë Veprimtari shoqërore . Për punën në Komunë të Ulqinit , Gjina shprehet se nevojitet që në Komunë të Ulqinit të ketë kordimit të mire të të rinjëve dhe të atyre më me përvojë me qellim që punët të shkojnë më mirë.

Ndërsa po të flasim për Gjinën si vajzë ajo është e diplomuar për Drejtësi, e martuar me dashurinë e sajë të jetës Aleksandrin nga ku kanë edhe dy vajza të mrekullueshme. Në pjesën e dytë të emisionit Gjina dhe Aleksandar u vunë në provën e tyre të dashurisë ku e kaluan më së miri atë, duke na dhuruar shumë të qeshura e duke na lënë për të kuptuar se dashurija me vite vetëm sa vjen e forocohet.

  • 1

    Radio