Kulturë Më shumë

Filmi dokumentar “Të jesh plak” u shfaq para publikut ulqinak

Prej tvteuta15:55, 10 Gusht 2018

Filmi dokumentar “Të jesh plak”, që tregon se shteti ka dështuar në kujdesin ndaj të moshuarve në Kosovë, u shfaq mbrëmë edhe para publikut ulqinak në Skenën Verore. Autorja e kësaj historie të prekshme është Ardiana Thaqi Mehmeti, gazetare e Kohavizionit në Kosovë.

Ajo për Televizionin Teuta tha se është e kënaqur me mënyrën në të cilën publiku ulqinak e ka pritur punën e saj, duke shpresuar që mesazhi ka tentuar të përcjellë nëpërmjet këtij filmi të jetë përçuar në mënyrën e duhur. Pas shfaqjes së këtij filmi, në Skenën Verore u vazhdua me “Natën e kllapave” ku të gjithë të pranishmit patën mundësi të kënaqen nën tingujt e melosit popullor ulqinak.

  • 1

    Radio