Sociale Më shumë

OJQ-ve ju paguhet gjysma e mjeteve për 2017-ën, së shpejti dhe pjesa tjetër

Prej tvteuta11:00, 8 Gusht 2018

Borxhet e grumbulluara dhe obligimet tjera janë arsyet pse Komuna e Ulqinit nuk ka bërë pagesën 28 Shoqatave Joqeveritare për realizimin e projekteve të tyre , kontratë kjo që Komuna e Ulqinit e ka nënshkruar në fund të vitit 2017 ,ndërsa ka qenë e obliguar që mjetet OJQ-ve ti paguajnë deri me 29 janar 2018, tha për TV Teuta sekretarja për administratë , kuadro dhe veprimtari shoqërore në Komunën e Ulqini, Pranvera Suljiq.

Ajo shtoi  se ditën e hënë është shlyer gjysma e borxhit , ndërsa së shpejti do të ju paguhet edhe pjesa tjetër. Sa i përket hapjes së Konkursit për vitin 2018, Suljiq shprehet se ai do të hapet  pasi të bëhen disa ndërhyrje në vendimin për kriteret dhe mënyrën e ndarjes së mjeteve OJQ-ve që është aprovuar në Kuvend në vitin 2014. Komisionit i ka skaduar afati dy vjeçar dhe tani duhet të formohet komisioni i ri por që këtë vit patjetër do të hapet konkursi,edhe pse me vonesë,duke bërë disa korigjime në vendim në përputhshmëri me ligjin e ri ku parashihen që nga tre anëtarë të komisionit një duhet të jetë nga OJQ-et,tha Suljiq.

 

 

  • 1

    Radio