Sociale Më shumë

Gojçaj ankohet për faturën e energjisë elektrike

Prej tvteuta16:02, 6 Gusht 2018

Banori i Ulqinit Vaselj Gojçaj është duke kaluar nëpër peripeci administrative për arsye të një fature të energjisë elektrike e cila në muajin prill i ka ardhur 10 herë më e lartë se në muajt e tjerë. Gojçaj tha për Televizionin Teuta se ai zakonisht paguan 30-36 euro në muaj energji elektrike, por në muain prill ka fitura faturën prej 322 euro, edhe pse nuk  ka pasur asnjë shpenzim ekstra.

Faturat pas këtij muaji përsëri i kanë ardhur në masën  prej rreth 30 euro, ashtu si edhe më parë. Gojçaj thotë se është ankuar edhe në Elektroekonominë e Malit të Zi dhe Qendrën për mbrojtjen e konsumatorit, por nuk ka fituar përkrahjen e pritur edhe pse është i bindur se bëhet fjalë për gabim nga ana e kompanisë.

  • 1

    Radio