Sociale Më shumë

Muliq: Të gatshëm të intervenojmë në çdo rast

Prej tvteuta10:40, 6 Gusht 2018

Drejtori i përgjithshëm  i Drejtorisë për gjendje emergjente, Mirsad Muliq, ka konfirmuar se ky sektor është i gatshëm të intervenojë në rast të problemeve me zjarre, edhe pse deri tani Mali i Zi për fat nuk ka pasur probleme të tilla, për dallim nga disa vende të tjera evropiane. Ai tha se vëmendja duhet të jetë e lartë pasi gjatë muajit gusht rreziku për zjarre ësht më i lartë.

Në Mal të Zi gjatë këtij sezoni janë regjistruar 400 zjarre , prej të cilëve vetëm 5 apo 6 kanë qenë të përmasave serioze, tha Muliq. Ai shtoi se komunat e kanë të përfunduar  planin për mbrojtjen nga zjarret dhe se në dispozicion janë 600 zjarrfikës që në rast nevoje mund të përkrahen edhe nga 3 avionë dhe tre helikopterë.

 

  • 1

    Radio