Kulturë Më shumë

U hap “Panairi i Librit” në Ulqin

Prej tvteuta11:22, 4 Gusht 2018

Panairi i 18-ë i librit në Ulqin u hap mbrëmë në shetitoren e Ranës, në prezencën e zyrtarëve më të lartë të Komunës së Ulqinit, si dhe ministrit të kulturës së Malit të Zi  Aleksandër Bogdanoviq dhe zv.ministrit të turizmit të Shqipërisë Harjullah Çeku.

Të pranishmit i përshëndetën edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, drejtori i Organizatës turistike Fatmir Gjeka, publicisti Namik Dokle dhe Irena Toçi nga Instituti i librit dhe promocionit në Tiranë.

Qytetarët e Ulqinit dhe turistët që e vizitojnë deri me datën 8 gusht do të kenë mundësi që përveç shëtitjes, në Ranë të gjejnë edhe mjaft ga titujt klasik por edhe të rinj të letërsisë botërore  dhe të rajonit. Të gjithë botuesit në panair ofrojnë zbritje deri në 20%.

  • 1

    Radio