Kulturë Më shumë

Mbrëmje autoriale me poetin Salajdin Salihu

Prej tvteuta09:54, 30 Korrik 2018

Mbrëmë në hapësirat e Muzeut në qytetin e vjetër të Ulqinit  u mbajt nata e tretë të edicionit të 26-të të manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”, i cili u organizua nga Shoqata e artistëve dhe intelektualëve “Art Club”.Manifestimi u mbajt në kuadër të Festivalit “Skena Verore”,i cili organizohet nga Qendra e Kulturës –Ulqin.

Manifestimi “Kalimera Poetike” ka filluar të premten me mbrëmjen autoriale me poteten dhe skenaristen Natasha Lako,ndërsa nata  e tretë ju kushtua  poetit Salajdin Salihu nga Tetova.

Me këtë mbrëmje moderuan poetët Lulzim Haziri,dhe Hajredin Kovaçi, ku ky i fundit tha se jemi shumë afër ,por shumë pak e njohim njëri tjetrin dhe pikërisht është “Art Club” që në vazhdimësi ,po përpiqet të krijojë ura bashkëpunimi me të gjithë krijuesit shqiptarë,kudo që ndodhen.

Prezent ishin edhe personalitete të shquara të artit dhe të letërsisë shqipe si Ali Aliu,Mehmet Kraja,etj.

 

  • 1

    Radio