Sociale Më shumë

CEDIS: Investimet nuk do të rrisin çmimin e energjisë

Prej tvteuta09:38, 30 Korrik 2018

Shërbimi i shpërndarjes së energjisë në Mal të Zi në tre vitet e ardhëhme do të investojë 81 milionë euro në rrjetin elektroenergjetik të vendit, por kjo nuk do të ndikojë në rritjen e çmimit të energjisë, kanë deklaruar nga kjo kompani.

Ato për Pobjeda kanë thënë se qëllimi i imvestimeve do të jetë arritja e stabilitetti në furnizim me energji nëpërmjet riparimit dhe modernizimit të infrastrukturës aktuale, si dhe nëpërmjet investimeve në objekte të reja. Nga CEDIS thonë se nga këto investime do të kenë benefite edhe kontraktuesit vendas të angazhohen në kryerjen e punimeve.

  • 1

    Radio