Sociale Më shumë

KKSH dërgon mesazh ngushëllimi me rastin e vdekjes së Adem Demaçit

Prej tvteuta16:59, 27 Korrik 2018

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi i ka dërguar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi mesazh ngushëllimi me rastin e vdekjes së simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçit. “Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe emrin tim personal, Ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e kësaj figure të shquar, të dashur e të respektuar. 28 vite burgim janë pothuajse një jetë e tërë. Ai me qëndresën e pamposhtur,  guximin e madh dhe dashurinë për njeriun, ka lënë gjurmë të pashmangshme dhe do të kujtohet gjatë në mesin tonë.” , thuhet ndër të tjera në mesazhin e nënshkruar nga kryetari Faik Nika.

  • 1

    Radio