Sociale Më shumë

Në Plazh të Madh gjendet drogë e groposur

Prej tvteuta15:58, 26 Korrik 2018

Policia kufitare e Ulqinit në bashkëpunim me Sektorin e Antidrogës dhe policinë e qytetit, kanë gjetur në zonën e derdhjes së Bunës dhe Plazhit të Madh një sasi prej 450 gram drogë marihuanë , e cila ishte e groposur.

Policia kishte dalë në terren me qëllim kontrollin e personave të huaj që në Ulqin qëndrojnë pa leje, dhe gjatë kërkimit të terrenit me ndihmën e qenjve janë gjetur edhe pako droge të groposura dhe të hedhura tutje. Tre persona janë arrestuar për arsye të drogës kurse 19 të tjerë janë procesuar për shkak se nuk kanë paraqitur qëndrimin në Ulqin.

 

 

foto: Ilustrim

  • 1

    Radio