Sociale Më shumë

Nika flet pa dorashka në “Summer Vibes”

Prej tvteuta14:12, 26 Korrik 2018

I ftuar në emisionin “Summer Vibes” të Televizionit Teuta kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi Faik Nika foli mbi planet dhe aktivitetet të cilat do të ndërmarrin në vazhdim. Ndarja në 5 shtylla e KKSH-së do të ndihmojë në atë që punët të ecin me ritëm më të shpejt. Kryetari Nika u shpreh se kanë për qellim që bashkëpunimin me diasporën ta thellojnë edhe më shumë.

Duke qënë se më parë kryente postin e sekretarit Nika shprehet se marëdhënia dhe puna e zhvilluar nga ish kryetari Genci Nimanbegu është e kënaqshme.  Në pjesën e dytë të intervistës aty ku edhe realizohen pyetjet dhe përgjigjet e shpejta Nika foli për veten pa dorashka. Ajo çka u vërejt në përgjigjet e tija është se çështjet e arsimit janë në rend të parë, e sa i përket jetës private Nika tha se akoma nuk ka diçka zyrtare.

  • 1

    Radio