Kulturë Më shumë

Dhjetra qytetarë “Sy n’sy” me Bashkimin , Edinën dhe Jetmiren !

Prej tvteuta11:35, 26 Korrik 2018

Në kuadër të ” Skenes verore ” të martën mbrëma në Kalanë e Ulqinit u paraqiten tre artistët e rinj vendas ,Bashkim Alaj , Jetmira Hoxha dhe Edina Mustafiq. Ata arritën që ” Sy n’sy ” përpara publikut të shpalosin dhe të trajtojnë disa nga problematikat më aktuale me të cilat përballen banorët e Ulqinit , duke i dhënë secilës prej tyre shije humori .

Çdo pjesë të skenarit të përgatitur nga aktori Bashkim Alaj e te luajtuar nga po ai, së bashku me Edinën dhe Jetmiren është duartokitur gjatë nga numri i madh i publikut të pranishëm në skenë . Pjesë e “Sy n’sy ” kanë qenë edhe këngetarja Jetlira Hoxha dhe muzikanti Imi Nimanbegu të cilët janë kujdesur për pjesën e argëtimit të publikut përmes interpretimit të disa pjesëve muzikore . Si Bashkimi , Edina ashtu edhe Jetmira, shprehen të mahnitur me mënyrën në të cilën publiku e ka mirëpritur prodhimin e tyre duke premtuar që do të edhe më shumë tema të reja të cilat janë në interes të publikut vendas dhe jo vetëm.

  • 1

    Radio