Kulturë Më shumë

U mbajt manifesimi tradicional “Vera në Krajë 2018”

Prej tvteuta15:34, 25 Korrik 2018

Mbrëmë në Krajë u mbajt manifestimi tradicional, i 26-ti me radhë, “Vera në Krajë 2018”, i cili organizohet nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi, dega e Krajës. Në këtë manifestim ishin prezent një numër i madh i banorëve të kësajë treve, por edhe nga Ana e Malit, Ulqini dhe rajoni. Të pranishmit i përshëndetën kryetari i këshillit organizativ Smajl Milla, kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Mehmet Bardhi, kurse në vazhdim programi u pasurua me poezi nga autorët që jetojnë ose kanë prejardhje nga Kraja, si dhe program muzikor.

  • 1

    Radio