Prezantim për mënyrat e seleksionimit të mbeturinave

Prej tvteuta13:50, 19 Korrik 2018

Përfaqësuesit e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, sot në Ulqin organizuan një prezantim për mënyrat e seleksionimit të mbeturinave, ku merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve komunale dhe organizatave joqeveritare që merren mbe ruajtjen e mjedisit jetësor. Të pranishmit u njoftuan për metodat e seleksionimit që ekzistojnë në qytetet e tjera dhe debatuan për mënyrat më të mira që mund të implementohen në rastin e Komunës së Ulqinit.

Në këtë rast anohet nga zgjidhja që mbeturinat të seleksionohen në amvisëri , ku secila do të ketë obligim ndarjen e mbeturinave sipas përmabjtjes, çka është rast edhe në vendet më të zhvilluara. Si nga ministria  ashtu edhe nga insitucionet lokale pritet që i gjithë procesi të ketë pengesat e veta, por synohet që të shkohet deri në fund dhe ky problem të zgjidhet sa më shpejt dhe në mënyrën më të mirë.

  • 1

    Radio