Sociale Më shumë

Përfaqësuesit e kolegjit “Heimerrer”vizituan Qendrën Ditore “Sirena” 

Prej tvteuta10:10, 16 Korrik 2018

Përfaqësuesit e Korpusit  Gjermano Kosovar për arsim dhe karrierë në shëndetësi –kolegji “Heimerrer”,  me në krye me doktoreshën e medicinës  Naime Brajshori nga Kosova, ditë më parë vizituan Qendrën Ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim” Sirena”, ku me drejtorin e kësaj Qendre Bilal Alaj patën një takim pune.

“Ne e kemi nisur këtë inicijativë jo vetëm për të shkëmbyer përvojat por edhe të ofrojmë mbështetje të profesionalizmit duke sjellur këtu metodat e reaja të punës të eksperteve që punojnë me këtë kategori të fëmijëve “u shpreh ajo. Zëvendës drejtoresha e kolegjit Heimerrer tha se do të angazhohet për të gjetur financim nga donatorët e huaj  për të ju mundësuar bursa studentëve ,sidomos nga Komuna e Ulqinit për të studjuar në kolegjin Gjermano Kosovar.   Drejtori i Qendës Sirena Bilal Alaj shprehet se kjo vizitë është shumë domëthanëse për të punësuarit në këtë institucion,përveç kontakteve të cilat i kanë vendosur me qendrën në Tiranë, tash më është krijuar një urë lidhëse edhe me Prishtinën.

  • 1

    Radio