Vojvodiq është shkarkuar në mënyrë të paligjshme

Prej tvteuta16:41, 12 Korrik 2018

Gjykata Themelore e Nikshiqit ka miratuar ankesën e ish rektores së Univerzitetit të Malit të Zi, Radmilla Vojvodiq, për shkarkim të paligjshëm nga posti i rektores vitin e kaluar.

Sipas mendimit të gjykatës, për shkarkimin e Vojvodiq është dashur të merrej edhe mendimi i Senatit të Univerzitetit, gjë që në këtë rast nuk ka ndodhur. Vojvodiq u shkarkua me iniciativë të antarëve të Këshillit drejtues që përfaqësonin interesin e Qeverisë, me të cilën Vojvodiq ishte në konflikt për arsye të shkollës së lartë medicinale në Berane.

  • 1

    Radio