KUVENDI I ULQINIT NDERON VIKTIMAT E SREBRENICES

Prej tvteuta15:13, 11 Korrik 2018

Sot, me rastin e  Dites se gjenocidit te Srebrenices kryetari I Kuvendi Komunal te Ulqinit Dr. Ilir Capuni, para fillimit te Mbledhjes se dyte te Séances se pare te kuvendit  I ka ftuar keshilltaret te mbajne nje minute heshtje per  te nderuar viktimat e Masakres se Srebrenices. Kryetari Capuni duke shprehur keqardhje,  tha se shpreson qe kjo masaker te jete e fundit qe ka ndodhur ne bote. Te perkujtojme se  me 11 korrik te vitit 1995 jane masakruar më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet dhe lidhur me kete ngjarje Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka marrë vendimin që masakra e Srebrenicës të njihet si gjenocid.

  • 1

    Radio