Kisha Ortodokse Serbe mabajt liturgjinë në Shas. Vendasit të indinjuar

Prej tvteuta15:18, 8 Korrik 2018

Sot në qytetin e vjetër të Shasit Kisha Ortodokse Serbe me në krye kryepeshkopin e saj Amfillohije Radoviq, mbajti liturgjinë me rastin e ditës së lindjes së Gjon Pagëzorit. Ardhjen e kryepshkopit Radoviq dhe disa djetra besimtarëve të kësaj kishe u munduan ta pengojnë disa banorë vendas, por policia ndërhyri për të qetësuar situatën. Liturgjia ishte e planifikuar të mbahej brenda në kishën e cila shërben si monument historik, por policia këtë nuk e lejoi dhe ajo u mbajt në afërsi. Kryepeshkopi Radoviq e cilësoi si të pahijshme protestën e vendasve dhe mohoi që mbajtja e liturgjisë është provokim ndaj ndjenjave kombëtare dhe fetare të banorëve të kësaj zone. Sipas tij, edhe kisha katolika është e mirëpritur të mbajë organizime të tilla në Shas, kurse muslimanëve u bëri thirrje që të respektojnë të drejtat e religjioneve të tjera, pasi bëhet fjalë për trashëgimi të përbashkët.

Nga ana tjetër , banorët e zonës të mbledhur në protestë janë shprehur kundër çdo organizimeve fetare në këtë zonë, pasi ajo përbëhet nga monumente me vlerë  kulturoro – historike në të cilët nuk ka vend për organizime të tilla.

  • 1

    Radio