Sociale Më shumë

Haxhibeti :Ulqini pa probleme me ujë në sezon

Prej tvteuta19:21, 3 Korrik 2018

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, drejtori i Ndërmarrjes Publike Ujësjellës-Kanalizimi Fuad Haxhibeti dhe drejtori Ujësjellësit Rajonal Goran Jevriq,  kanë nënshkruar kontratën për furnizim të vazhdueshëm me ujë nga 1 korriku. Kontrata u nënshkrua në periudhën gjashtë mujore, ndërsa siç është precizuar, në korrik Ulqini do të marr 25 litër ujë në sekondë, ndërsa në gusht 45 litra tha për Televizionin Teuta drejtori i ndërmarrjes “Ujësjellës-kanalizime”,Fuad Haxhibeti, duke shtuar se deri tek marrëveshja është arritur me vështirësi.

Këto ditë CEDIS në Anë të Malit është duke punuar në përforcimin e rrjetit elektrik,kështu që si pasojë e mungesës së energjisë elektrike vjen edhe deri tek mungesa e furnizimit me ujë. Ndërkohë Haxhibeti paralajmëroi se ditën e enjtë duke ja filluar nga ora 8 e mëngjesit e dei në ora 20.00 Komuna e Ulqinit nuk do të ketë furnizim me ujë për shkak të punimeve që është duke i kryer CEDIS. Pompat në Lisna Bore nuk mund të funksionojnë pa energji elektrike,prandaj vjen edhe deri tek ndërprerja e shpeshtë e ujit, tha Haxhibeti.

  • 1

    Radio