Sociale Më shumë

Fund i suksesshëm i vitit shkollor, nga vjeshta arsimimi i dyfishtë

Prej tvteuta17:08, 26 Qershor 2018

Nxënësit e gjimnazit “Vëllazërim-Bashkimi”  në Ulqin kanë arritur sukses të kënaqshëm gjatë vitit shkollor 2017/18, ku 81.62% e tyre kanë pasur sukses pozitiv. “77 nxënës kanë sukses negativ me një ose dy nota të dobëta, çka përbën rreth 18%, dhe kështu mund të themi se shkolla jonë është një nga më të suksesshme në nivel kombëtar”, tha drejtori i këtij institucioni arsimor Hysejn Katana.

Që nga viti i ri shkollor regjistrimi në paralelet e gjimnazit të përgjithshëm do të jetë i kufizuar  dhe nxënësit e shkollave fillore të cilët nuk arrijnë të marrin 58 pikë nuk do t kenë të drejtë regjistrimi . Që nga shtatori starton edhe arsimimi i dyfishtë për drejtimet profesionale, ku nxënësit do të kryejnë një pjesë të orëve të tyre në kompani të caktuara, për çka edhe do të paguhen.

  • 1

    Radio