Nevojë për më shumë zjarrfikës

Prej tvteuta10:13, 22 Qershor 2018

Nga Shërbimi për mbrojtje she shpëtim në Komunën e Ulqinit, thonë se përgatitjet për pritjen e sezonit të zjarreve janë kryer, por disa probleme akoma vazhdojnë të jenë prezente. Përveç mungesës së automjeteve të gatshme për intervenim, problem tjetër paraqet edhe  mungesa e fuqisë punëtore, pasi ky shërbim ka nevojë për numër më të madh të zjarrfiksëve.

Kryeshefi Flamur Sella, tha për Televizionin Teuta se për këtë duhet të presin miratimin mga Ministria e Financave, pasi Komuna e Ulqinit gjendet në periudhën e sanimit dhe nuk ka mundësi të angazhojë punëtorë të rinj vetvetiu.

  • 1

    Radio