Përpunimi i planit të ri pesëvjeçar për objektet e përkohshme pas verës

Prej tvteuta17:10, 19 Qershor 2018

Pas miratimit të Planit hapësinor urbanistik për zonën e Ulqinit, vitin e kaluar dhe gjat këtij viti në Sekretariatin për urbanizëm të Komunës së Ulqinit po punohet për  miratimin e planeve hapësinore për pjesë të veçanta të qytetit. Shumica janë miratuar por ende janë duke pritur konfirmimin dhe miratimin për disa zona. “Planet për zonat Pinjesh 3 dhe Liman 2 iu nënshtruan shqyrtimeve publike dhe  këto dy ditë pritet të marren në konsideratë ankesat dhe sugjerimet e paraqitura. Planet për Qendrën e Re, Pyllin e pishave, hotelet, vilat dhe Gjerane 1,  nuk e kanë kaluar ende shqyrtimin publik.

Nëse ato nuk miratohen deri me 15 korrik, atëherë sipas rregullores së ministrisë do të shfuqizohen”, tha për TV Teuta Sekretari i Aleksandër Daboviq.  Vitin e kaluar u miratua plani tre-vjeçar për të objektet e përkohshëm në Komunën e Ulqinit, por në gjysmën e dytë të vitit ka pasur ndryshime të mëdha në rregullimin e mjedisit të miratuar nga Ministria e Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm që përfshinte këtë segment të zhvillimit hapësinor. Pas përfundimit të sezonit të verës, objektet e karakterit të përkohshëm do të përfshihen në planin e ri hapësinor pesëvjeçar. “Objektet e përkohshme në tetor do të rishqyrtohen, sekretariati do të bëjë punën përgatitore dhe pastaj plani  do të përcillet në ministrinë përkatëse për shqyrtim të mëtejshëm dhe miratim,” përfundoi Daboviq.

  • 1

    Radio