Sociale Më shumë

SH.F “Boshko Strugar”: Nëntë nxënës me  “Luča”, interesim i ulët për regjistrim në klasën e parë

Prej tvteuta17:06, 19 Qershor 2018

Drejtori i Shkollës Fillore “Boshko Strugar” Miodrag Androviq në një intervistë për TV Teuta u shpreh i kënaqur me suksesin e nxënësve gjatë vitit shkollor 2017/18.   “Sa i përket suksesit në klasat e larta, 139 nxënës kanë  pasur sukses të shkëqyeshëm, 74 shumë mirë, 43 të mirë dhe 4 nxënës kanë arritur sukses të mjaftueshëm.  Nga klasat e nënta kanë  dalur plot nëntë nxënës me diplomën “Luča“, tha Androviq.

Edhe pse regjistrimi në klasën e parë të këtij viti ka filluar më vonë për arsye të ndryshimeve në ligjin për regjistrimin e nxënësve në zona të caktuara urbane, drejtori Androviq thotë se prindërit po i injorojnë lutjet dhe paralajmërimet që fëmijët ti regjistrojnë në shkollat ​​pranë vendit të tyre të banimit. “Kemi probleme me prindërit që fëmijët e tyre vazhdimisht duan ti regjistrohen në një shkollë tjetër, pavarësisht nga fakti se ata janë më afër shkollës tonë. Nëse nuk arrihet marrëveshje, ne do të përdorim metoda të tjera”, përfundoi Androviq.

  • 1

    Radio