Sociale Më shumë

Reisi Fejziq uron Fitr Bajramin

Prej tvteuta13:00, 16 Qershor 2018

Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq, ka dërguar mesazh urimi për të gjithë besimtarët e fesë islame, me rastin e festës së Fitr Bajramit.

”Vendosmëria në edukimin e shpirtit dhe trupit na ka ndriçuar horizontin duke na mundësuar ta dallojmë qartazi të mirën nga e keqja, ky është gëzimi i besimtarit dhe ky është Bajrami. Detyra jonë është që të inkurajojmë zërin e arsyes, të luftojmë dhe besojmë në botën që nuk përulet përballë sprovave serioze të civilizimit. Këto janë mesazhet dhe optimizmi që na i sjellin ditët e Bajramit. Duke e lutur Zotin për paqe, liri dhe drejtësi në botë, të gjithë myslimanëve në Mal të Zi dhe diasporë ju uroj bajramin e Ramazanit, thuhet në urimin e Reisit Fejziq.

  • 1

    Radio