Kulturë Më shumë

Kush është “vrasësi i heshtur” i fëmijëve?

Prej tvteuta15:29, 13 Qershor 2018

“Vrasësi i heshtur” është titulli i artikullit të mësueses Arlinda Sukaliq i cili flet për situatën në të cilën gjinden fëmijët në periudhën e fundit. Teknologjia dhe modernizimi i tepruar janë “vrasësit” kryesor i fëmijëve. E ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” folëm për këtë fenomen i cili prek pothuajse secilën shtëpi. Telefonat e mençur, kompjuterat janë fajtorët kryesor që më të vegjlit kanë ndryshuar stilin e lojës, përderisa para disa viteve fëmijët kohën e lirë e kanë kaluar në ambient të jashtëm, ato sot përzgjedhin ambientet e mbyllura dhe lozin me shokë llojra virtuale. Kjo është arsya e cila e ka nxitur mësese Arlindën të shkruaj për këtë temë. Ajo këshillon prindërit që të kenë kujdes për më të shtrenjtit e vet:

  1. jepni ushqime të shendëtshme (bio),
  2. kaloni së paku 1-2 orë në natyrë më fëmijën tuaj,
  3. hani një të diele një vakt familjar duke mos u shqetsuar se çfare latë pa përfunduar në zyrë ose pa shqetsimin e teknologjisë,
  4. i jepni një detyrë fëmijës tuaj që ta praktikojë cdo ditë-qoftë kjo detyrë lidhur më punët e shtëpisë (rregullim shtrati,palosje e rrobave,hudhje e mbeturinave ,shtruarja e tavolinës etj.),
  5. vendosni një orar fiks të gjumit,
  6. largoni të gjitha paisiet teknologjike se paku gjatë vikendit,
  7. mësojeni të presin kënaqësinë dhe lërëni të mërzitën nga koha boshe.

  • 1

    Radio