Moti i keq shkakton dëme në Herceg Novi dhe Tivat

Prej tvteuta16:39, 9 Qershor 2018

Moti i keq gjatë natës së kaluar ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetet e Herceg Novit dhe Tivatit, ku raportohet se janë dëmtuar mbi 50 shtëpi si dhe objekte të tjera. Gjithashtu erërat e forta kanë rrëzuar drunjtë dhe shkaktuar dëme edhe në automjete.

Raportohet se në aeroportin e Tivatit dëme kanë pësuar edhe disa avionë të vegjël që ishin të parkuar në pistë. Nga shërbimet e shpëtimit u bëjnë thirrje qytetarëve që dëmet në prona ti paraqesin pranë Policisë komunale dhe kontrollit inspektues.

  • 1

    Radio