Kodra: Kontraktuesi miraton kërkesën e qytetarëve dhe Komunës

Prej tvteuta16:18, 7 Qershor 2018

Ndërtimi i rrugës Ulqin-Krythë është duke vazhduar, dhe në punim e sipër  ndonjëherë bëhen ndryshhime që nuk parashikohen as nga projektuesi. Banorët e lagjes Kodra në afërsi të supermarketit Sars, pranë Komunës edhe më herët kanë shprehur shqetësimin se masat e marra nga kontraktuesi për kalimin e ujrave atsmoferik në atë zonë nuk ishin të mjaftueshëm. Sekretari për Veprimtari Komunale Mustaf Gorana ka bërë disa herë apel pranë kontraktuesit që kjo çështje të zgjidhet , por janë refuzuar me arsyetimin se nuk mund të punojnë jashtë planit.

Atëherë banorët e zonës kanë bërë peticion, bile kanë kërcënuar edhe me protesta, nëse kontraktuesi nuk miraton kërkesën e tyre. Sekretari Gorana tha për Televizionin Teuta se pas kontakteve të ndryshme është arritur deri tek zgjidhja e duhur, dhe se kontraktuesi ka pranuar të bëjë ndryshimet e duhura. Banorët e kësaj zone vazhdimisht janë goditur nga përmbytjet e shumta, të cilat ndodhin si pasojë e pamundësisë që ujrat atmosferik të kenë derdhjen e duhur.

  • 1

    Radio