Me 1 korrik hapet për qarkullim rruga Krythë –Ulqin

Prej tvteuta10:31, 4 Qershor 2018

Kryetari i Komunës së Ulqini Loro Nrekiq, ka njoftuar se rruga Krythë-Ulqin, e cila është në fazën e ndërtimit, do të hapet për qarkullim prej 1 korrikut, kur do të jetë e shtruar shtresa e parë e asfaltit. Ai njoftoi se edhe punimet e kompanisë CEDIS, pritet të kryhen deri me 5 qershor.

Ai shprehu besimin se ky sezon do të jetë më i suksesshëm se vitet e kaluara, edhe pse shumë njerëz janë skeptik për një rezultat të mirë si pasojë e infrastrukturës së dobët rrugore, kanaleve të hapura nëpër qytet.“Asgjë nuk mund të ndërtohet pa u rrënuar, besoi se për tre ditë këto kanale do të mbyllen, pra me 5 qershor do të kemi të gjitha punimet e kryera në mbrendësi të qytetit. CEDIS ka investuar rreth 5 milion euro për përmirsimin e furnizimit me rrymë elektrike,kështu që në 25 vitet e ardhëshme kemi zgjidhur  problemin e furnizimit me rrymë elektrike, tha Nrekiq.

 

  • 1

    Radio