Kulturë Më shumë

Garat e recituesve të rinj- fituese e përgjithshme Jonida Kovaçi

Prej tvteuta10:46, 2 Qershor 2018

Edicioni i 13-të i Garave  të recituesve të rinj edhe këtë herë mblodhi recituesit më të mirë nga shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Ulqinit, si dhe shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” nga Kraja.

Në kategorinë e shkollave fillore vendi i tretë i takoi recituesit Behar Pali, vendi i dytë Amra Demirit, kurse vendi i parë Ildorina Lekperajt. Në kategorinë e shkollave të mesme, në vend të tretë doli Arnisa Muçoviq, në vend të dytë Nejra Mujali, kurse në vend të parë Erestina Gjeka. Fituese e përgjithshme e këtij edicioni u shpall Jonida Kovaçi.

  • 1

    Radio