Sociale Më shumë

Shpellat e Ulqinit të mbushura me mbeturina

Prej tvteuta17:19, 1 Qershor 2018

Ndërmarrja publike “Të Mirat Detare” dhe Instituti për biologjinë detare nga Kotorri, organizuan pastrimin  e shpellës në afërsi të Plazhit “Albatros” në Pyllin e Pishave.

Nga organizatorët njoftuan se këtij aksioni i kanë paraprirë dy aktivitete; analiza e ujit sulfurik në këtë zonë dhe kontrolli i shpellës për regjistrimin e të gjitha llojeve të kërcënuara dhe numrin e tyre, të kryer nga Instituti për biologji detare nga Kotorri. Gjatë pastrimit ato kanë hasur në materiale të ngurrta, materiale prej plastike dhe të përbërjeve të tjera, çka dëshmon që deti është shumë i ndotur.  Në këtë pjesë ka rreth njëzet shpella, nga të cilat tri janë pastruar  ndërsa të tjerat do të pastrohen në periudhën në vazhdim.

  • 1

    Radio