Në Ulqin shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Prej tvteuta17:12, 1 Qershor 2018
1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, u shënua edhe në qytetin tonë . Në mbarë botën kjo ditë u kushtohet fëmijëve dhe shënohet me aktivitete të larmishme. Kopshti “Solidariteti” me grupin “Guaska” sot me fëmijët e çerdhës së tyre ishin mysafirë në Qendrën Ditore “Sirena” ku me fëmijët e çerdhës në fjalë kishin përgatitur një program me karakter zbavitës dhe edukues.
Edukatorja Lumnije Bisha , shpehet se qëllimi i këtij aktiviteti është senzibilizimi i fëmijëve për 1 Qershorin si ditën e e tyre, ditë në të cilën ato janë në qendër të vëmendjes. Bilal Alaj, drejtor i Qendrës Ditore “Sirena” tha se në këtë ditë duhet të ketë aktivitete më të ngjeshura dhe më të organizuara në nivel lokal,sepse vetëm kështu mund të senzibilizojmë opinionin e gjërë per të luftuar kundër dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.