Ligji i ri për ndalimin e duhanit: Dënimet nga 60 deri 6000 euro

Prej tvteuta15:00, 31 Maj 2018

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi ka përgatitur Ligjin e ri për ndalimin e duhanit, i cili parasheh gjoba prej 60 deri në 6000 euro. Për personat fizik që konsumojnë duhan në vendet publike dhe të punës dënimi do të jetë 30 deri 1000 euro, kurse për bizneset që lejojnë përdorimin e duhanit dënimet do të jenë prej 150 deri 6000 euro.

Megjithatë, në hapsirat të cilat nga punëdhënësi caktohen si hapsira të parashikuara për konsum të duhanit, duhanpirja është e lejuar.Risi në këtë drejtim përbën ndalimi i reklamimit të prodhimeve të duhanit në të gjitha format dhe rregullimi i mënyrës së ambalazhimit në të cilën duhet të ketë lajmërim të duhur për dëmin që i shkaktohet shëndetit.  Nga ministria theksojnë se do të këmbëngulin në respektimin e këtij ligji, pasi konsumi i duhanit po bëhet gjithnjë e më problematik.

  • 1

    Radio