Sociale Më shumë

Filloi aksioni për kapjen e bagëtive të trasha

Prej tvteuta15:13, 24 Maj 2018

Problem i kafshëve endacake vazhdon të jetë akoma problem i pa zgjidhur dhe shumë  rrezikshëm për grahësit e makinave ,sidomos në zonën e Plazhit të Madh në rrugën e Shtojit. Ky problem  si duket do të zgjidhet me aksionin që ka paralajmëruar Policia Komunale. Kryeshefi Saubih Mehmeti, thotë se është i vendosur që këtë aksion ta çojë deri në fund por duhet të kenë mbështetje edhe të institucioneve relevante.

Aksioni për kapjen, trajtimin dhe marrjen e të gjitha masave administrative ndaj pronarëve të bagëtive të trasha që bredhin rrugëve  është paralajmëruar se do të filloi sot. Fillimisht të gjitha kafshët e kapura do të vendosën përkohësisht në azilin e kafshëve në kushte të përshtatshme dhe pas skadimit të afatit ligjor kafshët e kapura të paidentifikuara do t’i nënshtrohen asgjësimit, gjegjësisht therjes sanitare. Këtë aksion do ta kryej  Policia Komunale në bashkpunim me Sekretariatin për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, ndërmarrjen publike “Veprimtaritë komunale”,  inspektorin e veterinarisë dhe Drejtorinë për pasuri të Malit të Zi.

  • 1

    Radio