Kulturë Më shumë

Seanema Green në Qendrën për Kulturë mblodhi një numër të madh nxënësish

Prej tvteuta15:10, 24 Maj 2018

Në sallën  e Qendrës për Kulturë e cila ishte e mbushur përplot me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme  nga Ulqini ,OJQ “Unë veproj” dhe Seanema Green përgatitën një program filmik dhe diskutime të hapura me publikun rreth rëndësisë së mbrojtjes efektive dhe aplikimit të masave të qendrueshme për ruajtjen e mjedisit natyror, në bashkëpunim me Green Culture Forum.

Drejtoresha e OJQ “Unë veproj “Drita Llolla u shpreh se në këtë aktivitet , i cili këtë vit do të zgjasë dy ditë, është bërë një kombinim mjaft i mire të filmave dokumentar që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit. “Kjo sallë e cila është e mbushur plotë me nxënës është një mesazhë shumë i fuqishëm,i qartë si për institucionet,ashtu edhe për vendimmarrësit se nxënësit tanë e duan artin,e duan kulturën,e duan kinemanë,kjo gjeneratë është rritur pa kinema në Ulqin.E kemi nisur këtë luftë si organizatë para një një viti dhe do e çojmë deri në fund” u shpreh organizatorja e këtij aktiviteti Drita Llolla. Në përfundim të filmit, Seanema Green ftoi folësit e Green Culture Forum, tre studiues nga Anglia, për të mbajtur diskutim të hapur me publikun.

  • 1

    Radio