Policët shqiptar edhe këtë vit patrullojnë në bregdetin e Malit të Zi

Prej tvteuta17:18, 18 Maj 2018

Për të shtatin vit me radhë policët nga Shqipëria do të jenë pjesë e patrullimeve të përbashkëta me kolegët nga qytetet bregdetare të Malit të Zi. Protokolli për bashkëpunim u nënshkrua në Shkodër në mes  drejtorit të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi Vesko Damjanoviq, dhe drejtoreshës së policisë kufitare të Shqipërisë Aida Hajnaj Veizaj.

Sipas marrëveshjes, policët nga Shqipëria do të patrullojnë për 20 ditë në qytetet bregdetare të Malit të Zi, kurse prej datës 1 korrik deri me 1 shtator, në Mal të Zi do të qëndrojnë edhe zyrtarë të policisë nga Italia, Serbia, Bosnja dhe Maqedonia.

  • 1

    Radio