Ulqinaku ndalohet dy herë për tejkalim të shpejtësisë

Prej tvteuta16:26, 17 Maj 2018

Një qytetar i Ulqinit me inicialet O.Lj 22 vjeç, është ndaluar dje nga policia rrugore dy herë për tejkalim të shpejtësisë brenda pak orëve, një herë 185 km/h, kurse herën e dytë 180 km/h.

Herën e parë është ndaluar në rrugën Tivar-Podgoricë , kur edhe i është marrë patenta e shoferit, kurse më vonë në rrugën Podgoricë-Tivar në vendin e quajtur Sozina. Nga policia thonë se pasi personi në fjalë ka drejtuar automjetin pa patentë dhe ka përsëritur shkeljen e rregullave të komunikacionit, ai është shoqëruar në Qendrën e sigurisë në Tivar  kurse Gjykata për kundravajtje i ka vendosur gjobën prej 500 eurosh.

  • 1

    Radio